Një gjeneratë që u rritë me telefon në dorë, po del në rrugë për t’u dëgjuar.
Gen Z po sfidon institucionet në shumë vende të Evropës, ndërsa protestat kundër kostos të jetesës, kushteve në arsim, mungesës perspektivës dhe korrupsionit, po shndërrohen në përplasje të dhunshme, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora Shtatë”,sociologu Genc Xërxa foli rreth faktorëve që po shtynë gjeneratën e re të çohet në këmbë.
“Në një farë forme janë shumë të ekspozuar ndaj dhunës. Në ’97-ën e dimë që Conter Strike fillon të dalë në pah, dhe shumë të rinj merren me të. Pastaj fillojnë luftëra të ndryshme policentrite”, tha ai në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, sociologu Eduard Sopaj tha se ndër problemet kryesore që këta të rinj anë e kënd botës po përballen, sipas tij, është mirëqenia sociale.
“Ata nuk po kërkojnë kurrgjë përpos një mirëqenie sociale”, tha ai.
Derisa aktivisti rinor, Erjon Mustafa tha se pamje të pakëndshme po jepen nëpërmjet këtyre protestave, përfshirë Shqipërinë, Francën e shtete tjera evropiane.
“Por në Evropë, mendoj që protestat janë për gjëra tjera, kanë filluar për mirëqenie, kanë degraduar”, u shpreh ai në emisionin “Ora Shtatë”.

