Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, kanë zhvilluar një takim me drejtues të gjimnazeve të Tiranës për të diskutuar mbi ecurinë e procesit mësimor dhe situatën në shkolla, pas situate së protestave.
Gjatë takimit, Kumbaro, bëri të ditur se në pjesën më të madhe të shkollave mësimi ka vijuar rregullisht, ndërsa konfirmoi se të gjitha orët e humbura nga mungesat e nxënësve do të zëvendësohen, transmeton Klankosova.tv
“Dje kemi pasur shkolla ku pjesëmarrja ka qenë 90%. Shkollat kanë qenë të hapura për të gjithë. Procesi mësimor ka nisur edhe kur ka pasur mungesa të fëmijëve. Janë orë të marra dhe të zhvilluara nga fëmijët, të cilat do të plotësohen të gjitha. Do t’u ofrojmë të gjithëve këshillim psikologjik, sepse kjo është një traumë. Të njëjtën punë me trajnime e kemi bërë edhe me oficerët e policisë në shkolla. Në të gjitha shkollat e Shqipërisë ka vijuar procesi mësimor, me shumë pak episode, kur jashtë dyerve të shkollave kanë tentuar të prishin orët mësimore”, u shpreh Kumbaro/ Euronewsal.

