Policia në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrjetet sociale po qarkullonte një video-incizim, në të cilin dëgjohej një person duke bërtitur, duke ngritur dyshime për dhunë në familje.
Në njoftimin e policisë thuhet se njësitë reaguese kanë identifikuar lokacionin në rrugën “Remzi Hoxha” dhe kanë shoqëruar në stacionin policor një 36-vjeçar.
“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit e dhunës në familje, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

