Njëri nga përfaqësuesit e studentëve, Mevlan Ademi njofton protesta të reja në Shkup, lidhur me mos plotësimin e kërkesave që të gjitha provimet të jepen në gjuhën shqipe.
“Si përfundim provimi i Jurisprudencës mbetet në gjuhën maqedonase!
Qëndrimi i zv/Kryeministrave Fetai dhe Sali u harruan por ai i shprehur nga Kryeministri në shkurt për Komisionin e Venecias mbetet i njëjti sigurisht.
Propozimi nuk parasheh mbajtjen e provimit 100% në shqip, nuk jepet afat kohor, anashkalohen Kushtetuta dhe ligjet ekzistuese, ndërsa për provimet e tjera ende nuk ka hapa konkretë. E çfarë duhet të bëjmë ne tani?
Pozitive është të paktën në mentalitet sepse nga “s’mundet përveç se maqedonisht” të Filkovit shkuam në propozimin 50/50 të Mickoskit e tani kemi arritur në 84% në gjuhën shqipe. Rruga është e mirë, por e vështirë.
Për një zgjidhje të plotë është i domosdoshëm bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët i të gjithë përfaqësuesve shqiptarë.
Por ne studentë s’kemi kohë të humbim me lojëra politike dhe ndoshta do organizohemi sërisht t’i kthehemi rrugës”, shkruan Ademi./Telegrafi/

