Barcelona ka gati strategjinë për transferimin e Erling Haalandit në rast se Manchester City ndëshkohet me zbritje nga Premier League për shkak të 115 akuzave financiare.
Presidenti Joan Laporta po përgatitet t’i ofrojë sulmuesit norvegjez statusin e titullarit dhe një kontratë pesëvjeçare deri më 2031, me pagë vjetore prej 31.5 milionë eurosh e barabartë me atë që përfiton aktualisht në Angli.
Operacioni ka marrë edhe miratimin e trajnerit Hansi Flick, i cili synon të formojë një treshe sulmi me Haalandin në qendër, krah Lamine Yamalit dhe Raphinhas, raporton Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.
Man City to face HUGE points deduction which will guarantee relegation – and more could come next season – but they won't be sent down to League Two, insiders tell OLIVER HOLT https://t.co/SJy8Rgnf1F
— Daily Mail Sport (@MailSport) October 19, 2026
Megjithatë, katalunasit do të nisin negociatat zyrtare me përfaqësuesit e 26-vjeçarit vetëm nëse gjykatat e pavarura britanike konfirmojnë përfundimisht rënien e Manchester Cityt nga elita në fund të sezonit.

