Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar në emisionin “Rubikon” se ka elementë që synojnë të pengojnë integrimin evropian të Shqipërisë dhe sipas tij, të ndikojnë edhe në situatën në Kosovë.
Duke folur për protestat në Shqipëri, Tahiri e ndërlidhi këtë çështje me ndikimin e pretenduar të Iranit dhe me interesat që, sipas tij, synojnë të dobësojnë orientimin proevropian dhe proamerikan të Kosovës.
“Ka elemente të caktuara të cilat e kundërshtojnë dhe punojnë çdo ditë që Shqipëria mos me shku drejt BE”, deklaroi Tahiri./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

