KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Uashingtoni mban në fuqi statusin e mbrojtjes së përkohshme për shtetasit e Ukrainës dhe Sudanit

Uashingtoni mban në fuqi statusin e mbrojtjes së përkohshme për shtetasit e Ukrainës dhe Sudanit

Emigrantët nga Ukraina dhe Sudani që përfitojnë nga Statusi i Mbrojtjes së Përkohshme (TPS) do të mund të vazhdojnë përkohësisht të qëndrojnë dhe të punojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara, në pritje të një vendimi zyrtar nga administrata amerikane.

Ky status u mundëson personave të qëndrojnë në SHBA kur vendet e tyre përballen me konflikte të armatosura, fatkeqësi natyrore ose rrethana të jashtëzakonshme.

Sipas Reuters, rreth 240 mijë ukrainas janë regjistruar për të përfituar nga kjo mbrojtje, ndërsa numri i përfituesve nga Sudani vlerësohet në 6.800 persona, transmeton Klankosova.tv.

Organizata Global Refuge e mirëpriti vazhdimin e përkohshëm të mbrojtjes, por kërkoi një vendim zyrtar për t'u ofruar siguri përfituesve, familjarëve të tyre dhe punëdhënësve.

“Familjet që varen nga ky status për të qëndruar të sigurta dhe për të vazhduar punën meritojnë një vendim formal, të dokumentuar me shkrim”, deklaroi Krish O'Mara Vignarajah, drejtuese e organizatës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.