Policia e Shtetit në Shqipëri ka zbuluar një ambient (depo) që dyshohet se shërbente për furnizimin e personave me sjellje të dhunshme gjatë tubimeve, ndërsa në pranga ka rënë një 23-vjeçar.
I arrestuari është shtetasi Orges Male, 23 vjeç, sipas raportimit zyrtar të autoriteteve policore, i riu është kapur në flagrancë duke iu shitur llastiqe dhe sfera metalike e të forta pjesëmarrësve në protestat e organizuara gjatë ditëve të fundit.
Policia dyshon se këto mjete janë përdorur ose synohej të përdoreshin nga grupe protestuesish për goditjen e forcave të rendit dhe dëmtimin e institucioneve.
Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

