KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Tetori rozë: Skenderaj marshon kundër kancerit të gjirit (VIDEO)

Tetori rozë: Skenderaj marshon kundër kancerit të gjirit (VIDEO)

Nxënës, staf mjekësor dhe zyrtarë komunalë të Skenderajt kanë marshuar së bashku, të hënën, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Në kuadër të aktiviteteve për "Tetorin Rozë”, thirrja e tyre kryesore ishte për kontrolle të rregullta dhe zbulim të hershëm të sëmundjes.

Ecja sensibilizuese, e cila tashmë është kthyer në tradicionale, u nis nga ndërtesa e komunës dhe përfundoi në sheshin “Adem Jashari”, prirë nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku.

Pjesëmarrësit përcollën mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi për gratë dhe vajzat.

Të gjithë qytetarët e interesuar kanë mundësi t’i kryejnë ekzaminimet falas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj, një mundësi që nuk e ofrojnë shumë komuna të tjera.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Hasan Hoti, theksoi rëndësinë e këtij shërbimi.

Pavarësisht apeleve të vazhdueshme dhe kushteve të ofruara, numri i grave që paraqiten për kontroll mbetet ende nën pritshmëritë e mjekëve.

Gjatë tërë muajit tetor, aktivitete të ngjashme ndërgjegjësuese po mbahen në të gjithë Kosovën, me synim informimin e qytetarëve mbi rëndësinë jetike të mamografisë dhe ekzaminimeve parandaluese.

Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.