KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ASH: Gara mes shqiptarëve përfundoi me fitoren e AKI

ASH: Gara mes shqiptarëve përfundoi me fitoren e AKI

Rezultati i mbrëmshëm në Bërvenicë është një mesazh i qartë politik. AKI siguroi mbështetjen më të madhe ndër kandidatët shqiptarë dhe vazhdon garën në raundin e dytë, thonë nga ASH.

“Falënderojmë nga zemra të gjithë qytetarët që dolën dhe votuan, si dhe secilin që kontribuoi në mbarëvajtjen e këtij procesi demokratik.

Por beteja nuk ka përfunduar ende.

Më 1 nëntor, qytetarët e Bërvenicës do të vendosin për drejtimin e komunës së tyre. Urojmë që kjo datë të shënojë një kapitull të ri, me përfaqësim dinjitoz, respekt të ndërsjellë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Ftojmë në urtësi, maturi dhe reflektim. Përtej dallimeve politike, duhet të mbizotërojë përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe respekti për vullnetin e tyre”, thonë nga ASH.

Nga atje thonë se Bërvenica meriton bashkim, dinjitet dhe një të ardhme të përbashkët./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.