Rreth gjysmë milioni vizitorë morën pjesë në panairin e veturave “Mondial de l’Auto” në Paris, ku vëmendje të veçantë tërhoqën markat e reja kineze.
Nga 60 prodhues të pranishëm, 25 ishin kompani kineze që prezantuan modelet dhe teknologjitë e tyre më të fundit.
Marka si Zeekr, Changan, Denza dhe AITO synojnë të zgjerohen në tregun evropian.
Panairi u ofroi vizitorëve mundësinë që t’i shihnin nga afër këto vetura dhe të njiheshin me dizajnin e tyre.
Ngjarja u zhvillua në një kohë kur tensionet tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Kinës vazhdojnë të ndikojnë në industrinë e automobilave.
Ndërkohë, disa prodhues kinezë po shqyrtojnë ose po zhvillojnë prodhimin në fabrikat evropiane për të shmangur tarifat tregtare. /Telegrafi/

