Gazetari Bledi Mane ka reaguar me tone të ashpra ndaj disa personazheve të njohur, të cilët, sipas tij, kanë përfituar nga pushteti.
Reagimi i Manes vjen në një kohë kur në Tiranë po zhvillohen protesta, të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes të rinjve dhe forcave të rendit. Pamjet nga protestat kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.
Përmes një shkrimi të gjatë, Mane pretendon se disa personazhe të njohur janë paguar për 13 vjet nga qeveria për koncerte, ndërsa kanë marrë pjesë edhe në fushata elektorale.
“Të frikësuar/ Vipat me dyqane në Tiranë e me prona në bregdet, kafshojnë dorën që i ushqeu. 13 vjet u paguan nga qeveria për koncerte e për tallava, u vetofruan në fushata elektorale e bërtitën fort për miqtë e tyre deputetë”.
Më tej, gazetari pretendon se këta personazhe kanë përfituar prona, dyqane dhe favore nga ministra e kryebashkiakë, si dhe kanë përfshirë familjarë në administratën publike.
“Fituan favore nga ministra e kryebashkiakë, morrën prona e dyqane në mes të kasabasë e buzë bregdetit me 1 euro metri katror, u bënë madje edhe investitorë strategjikë. Nuk paguan kurrë as tatimet e as nuk paguan kurrë energjinë elektrike. Nuk lanë pa futur familjarë në punë në administratën publike dhe përlanë tendera pa fund për kollovarët e tyre”, ka shkruar Mane.
Në vijim të reagimit, ai pretendon se personazhet në fjalë kanë ndryshuar qëndrimin e tyre, duke u larguar nga mbështetja që, sipas tij, i kanë dhënë më parë pushtetit.
“Ndërkohë erdhi dita dhe e shitën padronin, e shitën partinë dhe sponsorin e tyre. Njësoj si Fahri Balliu që shiti Ramiz Alinë në vitin 1992 edhe këta vipat tanë të njëjtën filozofi mosmirënjohjeje kanë”.
Në fund të shkrimit, Mane u referohet edhe protestave, duke pretenduar se protestuesit i njohin pronat dhe dyqanet që, sipas tij, këta personazhe kanë përfituar.
“Fundja turmat e protestuesve i dinë dyqanet dhe pronat e pamerituara ndaj grabisin pa pikë meraku. Mëkati le tu mbetet vipave tanë që pronat ua dha qeveria ndërsa këngët ua kompozoi Adi Hila!”.
Postimi i plotë

