KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Deputetja australiane goditet nga një veturë, kryeministri dyshon për akt të qëllimshëm

Deputetja australiane goditet nga një veturë, kryeministri dyshon për akt të qëllimshëm

Deputetja australiane Helen Haines është goditur nga një veturë jashtë zyrës së saj në Wangaratta, në shtetin e Viktorias, në Australi.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, ka deklaruar se incidenti duket të ketë qenë i qëllimshëm.

“Ky nuk ishte një aksident – duket se ka pasur një veprim të qëllimshëm”, ka thënë Albanese për mediat australiane, transmeton Klankosova.tv

Policia ka bërë të ditur se po heton nëse bëhet fjalë për një veprim të qëllimshëm.

Sipas raportimeve, Haines u godit nga një automjet 4×4 në një parking pranë zyrës së saj rajonale.

Një 43-vjeçar nga zona e Tarrawingee është arrestuar në vendin e ngjarjes nga një kalimtar, ndërsa policia pritet ta marrë në pyetje lidhur me incidentin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.