Ylli shqiptar Mirlind Daku ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Rusisë.
Gjilanasi që prej pushimit ndërkombëtar është kthyer në formën më të mirë, për ta shënuar golin e tretë në dy ndeshje.
Ai realizoi ndaj ish-klubit Rubin Kazan, vetëm një minutë pas inkuadrimit në fushë, ndërsa nuk festoi si shenjë respekti.
Para asaj sfide, Daku kishte realizuar dy gola në Kupën e Rusisë dhe kësisoj edhe zuri vendin në 11-shen më të mirë të javës, në vlerësimet e “SofaScore“.
Ndërkohë, Daku tani duket i vendosur për të fituar vendin e titullarit te gjiganti rus, ndërsa përgatiten për përballjen ndaj CSKA pas gjashtë ditëve./Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

