KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Mungesa e fondeve detyron Programin Botëror të Ushqimit të shkurtojë ndihmat për Gazën

Mungesa e fondeve detyron Programin Botëror të Ushqimit të shkurtojë ndihmat për Gazën

Programi Botëror i Ushqimit (WFP), një nga furnizuesit kryesorë të ndihmave ushqimore në Rripin e Gazës, ka njoftuar se është detyruar ta “zvogëlojë në mënyrë drastike ndihmën jetike” për palestinezët, për shkak të mungesës së financimit.

Në përgjithësi, numri i personave që do të marrin ndihmë nga agjencia e Kombeve të Bashkuara do të zvogëlohet për rreth një të tretën, nga 1.6 milionë në 1.1 milionë persona.

Shkurtimet vijnë në prag të dimrit, në një kohë kur shumë familje në Gaza ende po përballen me vështirësi për të siguruar ushqim, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Si pasojë, numri i racioneve të ushqimit të ngrohtë që shpërndahen çdo ditë nga kuzhinat komunitare do të ulet nga 250 mijë në 150 mijë.

Ndërkaq, familjet që jetojnë në zona ku qasja është e vështirë, për shembull pranë të ashtuquajturës “Vijë e Verdhë”, e cila shënon zonën nën kontrollin ushtarak të Izraelit, do të marrin ushqim çdo dy ditë, në vend të çdo dite.

Pothuajse të gjithë 2.1 milionë banorët e Gazës vazhdojnë të jenë të zhvendosur, ndërsa dy të tretat e popullsisë varen nga ndihmat ushqimore për të mbijetuar.

“Është katastrofë! Çfarë do të bëjmë me këto racione të reduktuara? Si do t’i ushqejmë të vegjlit?”, tha Mervat al-Satari, një nënë palestineze e pesë fëmijëve, e zhvendosur në një kamp në zonën al-Mawasi, në Khan Younis, pasi u informua për vendimin e WFP-së.

“Ndonjëherë presim këto vakte për të ngrënë”, shtoi ajo.

“Kjo do të ndikojë shumë tek ne. Ndihma e përditshme, deri diku, po na ndihmonte t’ia dilnim, por tani do të marrim ushqim çdo dy ditë”, tha Sawsan Bahloul, gjithashtu nga al-Mawasi, nënë e tre fëmijëve.

Ajo shtoi se porcionet që shpërndahen nga kuzhinat komunitare, zakonisht makarona ose thjerrëza, e herë pas here patate dhe patëllxhanë, tashmë ishin tepër të vogla për të ushqyer familjen e saj.

Drejtori i Programit Botëror të Ushqimit për Palestinën, Shaun Hughes, ka bërë të qartë se shkurtimet po bëhen për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

“Jo sepse nevojat janë zvogëluar apo sepse nuk kemi qasje në këto zona, sepse qasje kemi”, ka deklaruar Hughes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.