KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi të enjten mban seancë plenare

Kuvendi të enjten mban seancë plenare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës plenare të enjten, në orën 10:00.

Këtë e ka bërë të ditur kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Haxhiu njoftoi se në këtë seancë, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të formohet edhe komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për bordin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Ajo bëri të ditur se në rend dite mund të përfshihen edhe projektligjet që kanë kaluar leximin e parë, nëse komisionet parlamentare e përfundojnë shqyrtimin e tyre. Për këtë, sipas saj, mund të kërkohet shmangie nga Rregullorja e Kuvendit, me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu, Haxhiu njoftoi se Kryesia e Kuvendit ka caktuar nënkryetaren Vlora Çitaku si anëtare të grupit punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.