Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe në kundërshtim me historinë.
“Sepse ajo çfarë ka ndodhur me 16 shtator, është krim ndaj drejtësisë, është krim ndaj historisë, dhe krim i cili ne po besojmë dhe për të cilin do të punojmë që ta përmirësojmë në apel”, ka deklaruar Çitaku.
Ndërkaq, e pyetur nëse ka informacione në lidhje me dekretimin nga presidentja të ligjit për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, deputetja e PDK-së është përgjigjur shkurt.
“Nuk e di”, ka thënë ajo.
Gjykata Speciale ka shpallur fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së, duke i dënuar me 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, 18 vjet Kadri Veselin dhe 13 vjet Rexhep Selimin.
Burimi: lajmi.net ↗

