KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Më dhemb shpirti për Shqipërinë”, Kadrijaj: Të gjendet rruga e dialogut

“Më dhemb shpirti për Shqipërinë”, Kadrijaj: Të gjendet rruga e dialogut

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka folur lidhur me protestat që po mbahen prej disa ditësh në Shqipëri.

Ajo tha se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, pasi kjo është pjesë e demokracisë, por theksoi se nuk e mbështet përdorimin e dhunës dhe shkatërrimin e institucioneve.

“Unë thashë, është e drejtë e qytetarëve për të protestuar, është demokraci, por unë nuk jam për t’u përdorur dhuna dhe për t’u djegur institucionet e për t’u shkatërruar institucionet. Unë, në asnjë formë, në çfarëdo situate, s’kisha pasur dëshirë ta shihja Kosovën duke u djegur dhe duke u shkatërruar, sepse e dimë në çfarë fundi dhe përgjegjësie është krijuar Kosova, është ndërtuar Kosova. Dhe njëjtë më djeg shpirti për Shqipërinë, nuk kisha dashur t’i shihja institucionet duke u djegur. Ta gjejnë rrugën e dialogut, të ulen dhe të diskutojnë”, tha Kadrijaj para mediave./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.