Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Lamine Yamal “thyen bankën” – vlera e tij është gati 100 milionë euro më e lartë se ajo e Haalandit

    January 7, 2026

    ​Brahimaj: Gjendja pas vërshimeve në Gjakovë, evakuohen dhjetëra banorë

    January 7, 2026

    Binjakë të rrallë gorilash malorë lindin në parkun më të vjetër kombëtar të Afrikës

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Lamine Yamal “thyen bankën” – vlera e tij është gati 100 milionë euro më e lartë se ajo e Haalandit
    • ​Brahimaj: Gjendja pas vërshimeve në Gjakovë, evakuohen dhjetëra banorë
    • Binjakë të rrallë gorilash malorë lindin në parkun më të vjetër kombëtar të Afrikës
    • “Dhelpër dinake”, Sasa Hoda sqaron komentin për Elijona Binakajn
    • ISHP: Të rinjtë po përdorin ilaçe pa nevojë mjekësore, problematikë po aq sa përdorimi i alkoolit apo cigareve elektronike
    • Policimi i simboleve dhe ruajtja e ligjit: Mësime nga ngjarjet e Badnji Dan në Kosovë
    • Mesfushorët më të mirë në Bundesligë – Leon Avdullahu zë vendin e 11-të
    • Si po instrumentalizohet feja në pretendimet e Serbisë kundër Kosovës
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, January 7
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Dimovski: Ndryshimet kushtetuese janë lëshimi i fundit që Maqedonia mund ta bëjë, por vetëm me garanci nga BE

    Dimovski: Ndryshimet kushtetuese janë lëshimi i fundit që Maqedonia mund ta bëjë, por vetëm me garanci nga BE

    korrektpressBy korrektpressJanuary 3, 2026 Bashkimi evropian 3 Mins Read
    Dimovski: Ndryshimet kushtetuese janë lëshimi i fundit që Maqedonia mund ta bëjë, por vetëm me garanci nga BE
    Dimovski: Ndryshimet kushtetuese janë lëshimi i fundit që Maqedonia mund ta bëjë, por vetëm me garanci nga BE
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Maqedonia duhet të vazhdojë të qëndrojë parimore në pozicionet e saj dhe të insistojë në marrjen e një garancie nga Bashkimi Evropian se ndryshimet kushtetuese do të jenë kushti i fundit nga pala bullgare. Nëse merret një garanci e tillë, Kushtetuta do të ndryshohet, por këto ndryshime do të hyjnë në fuqi vetëm në ditën e anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në BE. Aktualisht, një garanci e tillë nuk është marrë dhe për këtë arsye qëndrimi parimor mbetet se kjo është lëshimi i fundit që Maqedonia mund të bëjë”, deklaron zëvendëskryeministri për sistem politik, Ljupço Dimovski.

    Ai i cilëson kërkesat e BDI-së për zbatimin e parimit të Badenterit në Gjykatën Kushtetuese dhe gjatë zgjedhjes së Qeverisë si folklor politik-partiak. Sipas tij, në këto kërkesa shihet një përpjekje për rikonceptimin dhe riformatimin e sistemit shtetëror, si dhe dëshira që nacionalizmi të rikthehet sërish në plan të parë për interesa të caktuara politike.

    Dimovski thekson se Qeveria funksionon mirë me përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve në Maqedoni, gjë që, sipas tij, u konfirmua edhe nga rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale. Ai shton se interesat e shqiptarëve në Maqedoni janë të përfaqësuara plotësisht përmes përfaqësuesve të tyre si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri.

    “BDI i hap sërish këto çështje sepse aktualisht i konvenojnë, ndërsa qëllimi është të rrisin rejtingun dhe reputacionin e humbur në masë të madhe te votuesit”, vlerëson zëvendëskryeministri.

    Dimovski shprehet se nuk mund të thotë saktësisht se kur pritet miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, por thekson se për çdo ndryshim do të jetë i domosdoshëm konsensusi politik. Sa i përket çështjes së migrantëve, për të cilën akuzon LSDM-ja, ai pohon se nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje dhe nuk janë marrë asnjë obligim në lidhje me këtë temë. Njëkohësisht, ai rikujton se tashmë është miratuar një vendim qeveritar, i konfirmuar edhe nga Kuvendi, për vazhdimin e menaxhimit të krizës së migrantëve edhe gjatë vitit 2026.

    I pyetur se çfarë e mban bashkëpunimin mes SPM-së dhe OBRM-PDUKM-së për më shumë se dy dekada, Dimovski thekson se qëndrimet e përbashkëta lidhur me çështjen kombëtare dhe të ardhmen e shtetit e bëjnë këtë koalicion të suksesshëm. Në këtë kontekst, ai u bën thirrje të gjithë faktorëve politikë të kontribuojnë në ndërtimin e unitetit kombëtar, i cili, sipas tij, i nevojitet më së shumti Maqedonisë në këtë moment.

    “Marrëdhëniet mes OBRM-PDUKM-së dhe SPM-së janë një shembull i mirë se si duhet ndërtuar uniteti kombëtar. Ne arritëm ta bëjmë këtë brenda koalicionit dhe brenda Qeverisë, ndërsa tani u zgjasim dorën të gjitha partive politike, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, për të ndërtuar këtë unitet, sepse Maqedonia përballet me sfida serioze. Ne duhet të jemi të bashkuar për të qenë më të sigurt dhe më të fortë në realizimin e interesave tona. Të mos jemi të përçarë, por të bashkuar. Kohezioni është shumë i rëndësishëm, ndërsa uniteti edhe më i rëndësishëm. Vetëdija se duhet të arrihet kjo është thelbësore dhe për këtë arsye, prej vitesh, si kryetari i OBRM-PDUKM-së dhe kryeministri, ashtu edhe unë si kryetar i SPM-së, u bëjmë apel të gjitha forcave me mendje të shëndoshë në shtet që të përpiqemi ta arrijmë këtë unitet kombëtar”, porosit Dimovski.

    TË TJERA

    Mickoski: Bullgaria kërkon ridefinim të plotë të indentitetit maqedonas

    Udhëheqësit evropianë i përgjigjen Trumpit për Grenlandën

    Udhëheqësit evropianë mbështesin Danimarkën përballë interesit të ripërtërirë të SHBA-së për Grenlandën

    Sot dhe nesër nuk priten bllokada në pikën kufitare Evzoni drejt Maqedonisë

    Shqiptarët “lider” të rajonit për mbështetjen e integrimit në BE

    Zgjedhjet që mund ta formësojnë gjeopolitikën evropiane në 2026

    BE kërkon ‘respekt’ për sovranitetin e Venezuelës – por një vend nuk e nënshkroi

    LEXO GJITHASHTU

    Lamine Yamal “thyen bankën” – vlera e tij është gati 100 milionë euro më e lartë se ajo e Haalandit

    January 7, 2026

    ​Brahimaj: Gjendja pas vërshimeve në Gjakovë, evakuohen dhjetëra banorë

    January 7, 2026

    Binjakë të rrallë gorilash malorë lindin në parkun më të vjetër kombëtar të Afrikës

    January 7, 2026

    “Dhelpër dinake”, Sasa Hoda sqaron komentin për Elijona Binakajn

    January 7, 2026
    TË TJERA

    ISHP: Të rinjtë po përdorin ilaçe pa nevojë mjekësore, problematikë po aq sa përdorimi i alkoolit apo cigareve elektronike

    January 7, 2026

    Policimi i simboleve dhe ruajtja e ligjit: Mësime nga ngjarjet e Badnji Dan në Kosovë

    January 7, 2026

    Mesfushorët më të mirë në Bundesligë – Leon Avdullahu zë vendin e 11-të

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.