KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Nuk kanë mundësi komunikimi”, Prindërit presin te komisariati nr.3 fëmijët që u shoqëruan nga policia, lirohen dy prej tyre

“Nuk kanë mundësi komunikimi”, Prindërit presin te komisariati nr.3 fëmijët që u shoqëruan nga policia, lirohen dy prej tyre

Gazetarja e Top Channel, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, u shpreh se në Komisariatin nr.3 të Policisë kanë shkuar disa prindër që kanë fëmijët në paraburgim.

“Përveç momentit kur komisariati u sulmua nga protestuesit dhe zyra e pritjes u vu në zjarr, këtu është momenti kur prindërit presin daljen e fëmijëve nga paraburgimi. Pas më shumë se 4 ditë që presin, qëndrojnë këtu për të marrë informacione mbi gjendjen e fëmijëve të tyre. Nuk kanë mundësi komunikimi. Ka patur një tentativë tjetër për të sulmuar komisariatin”, u shpreh gazetarja.

Në momentin që Kristi Gongo po raportonte live, dy të rinj u liruan dhe u bashkuam me prindërit e tyre.

“Ne u ndaluam, por jo me dhunë. Nuk ka patur dhunë”, tha një vajzë që doli nga paraburgimi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.