KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Nëse kjo ndodh, e humbim luftën…”, Zelensky paralajmëron për fatin e Ukrainës

“Nëse kjo ndodh, e humbim luftën…”, Zelensky paralajmëron për fatin e Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij do të humbiste luftën kundër Rusisë, nëse Shtetet e Bashkuara do të ndryshonin anë dhe do të mbështesnin Moskën.

“Nëse Shtetet e Bashkuara mbështesin Rusinë, sigurisht që nuk do të qëndrojmë”, tha Zelensky në emisionin “Meet the Press” të NBC-së.

“Tërheqja e mbështetjes ekzistuese të SHBA-së për Kievin do të ishte një gabim historik dhe një tragjedi e madhe”, tha ai.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këtë javë hoqi sanksionet e reja ndaj Rusisë, të miratuara nga Kongresi, dhe njoftoi një marrëveshje për naftën me Kremlinin, të cilën shumica e ekonomistëve thonë se nuk do të ndihmojë në uljen e çmimeve të naftës në SHBA.

Trump e arsyetoi vendimin me interesat kombëtare të SHBA-së.

Zelensky paralajmëroi se lehtësimi i kufizimeve do ta forcojë Putinin në synimet për pushtimin e Ukrainës, por tha se ende shpreson që Trumpi t’i ndryshojë vendimet e tij.

“Ne duam t’i besojmë atij”, deklaroi presidenti ukrainas për NBC News. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.