KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës së sotme, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 23 persona.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mes të lënduarve janë 17 efektivë policie, një protestues i mitur, një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë.

Aktualisht, në urgjencën e Spitalit të Traumës po merr trajtim një efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme. Gjendja e saj shëndetësore raportohet e mirë.

Ndërkohë, nga 13 tetori e deri më tani, 14 persona vijojnë të jenë të shtruar në spital dhe të marrin mjekim. Bëhet fjalë për pesë efektivë policie, katër protestues, katër kalimtarë dhe një përfaqësuese të medias. A2CNN.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.