KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dramë në frymën e fundit, Gjilani mposht Feronikelin

Dramë në frymën e fundit, Gjilani mposht Feronikelin

Gjilani ka regjistruar një fitore tejet të rëndësishme dhe dramatike përballë Feronikelit, duke triumfuar me shifrat minimale 1:0, në një sfidë që u vendos vetëm në sekondat e fundit të takimit.

Përballja ishte mjaft e luftuar dhe e barabartë gjatë gjithë 90 minutave, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme në fazën defensive, transmeton Klankosova.tv.

Mirëpo, kur u duk se ekipet do të ndanin pikët, gjilanasit fituan një penallti në çastet e fundit të lojës.

Përgjegjësinë nga pika e bardhë e mori mbrojtësi me përvojë, Armend Thaqi, i cili u tregua gjakftohtë duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 1:0 dhe duke shkaktuar festë të madhe në taborin e kuqebardhëve.

Kjo ndeshje shënoi gjithashtu një debutim të suskesshëm tët trajneriy Zekirija Ramadani, i cili e nis me këmbë të mbarë aventurën e tij në krye të Gjilanit, duke arkëtuar tri pikë me peshë të madhe për ecurinë e skuadrës në kampionat.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.