Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masat e sigurisë për 22 personat e arrestuar nga policia gjatë protestës.
Për 18 prej tyre, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, ndërsa për katër të tjerët ka caktuar masën “Arrest në shtëpi”, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.
Me këtë vendim, gjykata ka përcaktuar masat e sigurisë për të gjithë personat e arrestuar në lidhje me protestën.
Burimi: klankosova.tv ↗

