Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se kryetari Bedri Hamza do të japë dorëheqje kur të hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme dhe nuk do të rikandidojë për kryetar.
Në një përgjigje për Nacionalen, Zyra për Informim e PDK-së theksoi se “nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje”.
Partia bëri të ditur se aktualisht është e përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në fazën e apelit.
Për zhvillimet e ardhshme, PDK-ja tha se do të njoftojë me kohë.
Burimi: lajmi.net ↗

