Një shofer kosovar është ndaluar nga Policia në fshatin Dobresh të Vitisë, pasi në veturën e tij u gjetën gjashtë persona të cilët nuk posedonin dokumente identifikimi.
Gjatë kontrollit, gjashtë shtetasit e huaj deklaruan se vinin nga Bangladeshi, ndërsa shoferi dyshohet se u tha zyrtarëve policorë se ata ishin sjellë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, përmes rrugëve ilegale.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, më 17 tetor transmeton Klankosova.tv
Pas intervistimit, shoferi dhe vetura janë liruar, ndërsa gjashtë personat e huaj janë trajtuar nga njësitë përkatëse dhe u është lëshuar vërtetimi për akomodimin e tyre, në përputhje me ligjin.
Burimi: klankosova.tv ↗

