Serie A vazhdon sot me katër përballje të xhiros së shtatë. Në program janë dy ndeshje në orarin e pasdites dhe dy duele të rëndësishme në mbrëmje, ku skuadrat synojnë pikë të vlefshme për objektivat e tyre sezonale.
Udinese – Lecce, ora 12:30
Xhiroja hapet me duelin mes Udineses dhe Lecces. Udinese renditet në vendin e 15-të me katër pikë, ndërsa Lecce është e 13-ta me gjashtë pikë. Të dyja skuadrat kërkojnë rezultat pozitiv për t’u larguar nga pjesa e poshtme e tabelës.
Fiorentina – Como, ora 15:00
Fiorentina pret Comon në një ndeshje ku vendasit kanë nevojë urgjente për pikë. Fiorentina është në vendin e 18-të me katër pikë, kurse Como renditet i teti me 11 pikë dhe synon të vazhdojë ngjitjen në tabelë.
Milan – Atalanta, ora 18:00
Një nga ndeshjet më interesante të ditës zhvillohet në San Siro, ku Milani përballet me Atalantën. "Kuqezinjtë" renditen në vendin e gjashtë me 12 pikë dhe kërkojnë fitore për t’iu afruar kreut, ndërsa Atalanta është e dhjeta me nëntë pikë.
Milani synon të shfrytëzojë faktorin fushë, por Atalanta mbetet kundërshtar i rrezikshëm dhe do të kërkojë pikë për t’u afruar me zonën evropiane. Një fitore për cilëndo skuadër do të kishte rëndësi të veçantë në këtë fazë të kampionatit.
Juventus – Lazio, ora 20:45
Mbrëmja mbyllet me një përballje të madhe në Torino, ku Juventusi e pret Lazion. Mysafirët po kalojnë një fillim shumë të mirë të sezonit dhe renditen në vendin e tretë me 16 pikë, ndërsa Juventusi është i shtati me 11 pikë.
Lazio synon të vazhdojë garën në pjesën e sipërme të tabelës dhe të mbetet pranë liderëve, kurse Juventusi kërkon fitoren për të ngushtuar diferencën me rivalët. Përballjet mes këtyre dy skuadrave shpesh sjellin rivalitet të fortë, ndaj dueli në Torino pritet me interes të madh.

