KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Pamje tronditëse nga Crans-Montana – zjarri përhapet në tavan, njerëzit vazhdojnë të festojnë

Pamje tronditëse nga Crans-Montana – zjarri përhapet në tavan, njerëzit vazhdojnë të festojnë

Një video e re e publikuar nga një bar në resortin zviceran të skijimit Crans-Montana ka shkaktuar reagime të forta, duke treguar momentet dramatike kur zjarri përhapet me shpejtësi nëpër shkumën plastike antizhurmë të tavanit, ndërsa disa persona ende vazhdojnë të festojnë dhe ta filmojnë ngjarjen.

Pamjet tregojnë se flakët përhapen brenda pak çastesh, duke krijuar panik dhe tym të dendur në ambientin e mbyllur.

Sipas autoriteteve, materiali izolues në tavan ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme për të pranishmit, raporton skynews.

Bilanci i tragjedisë është i rëndë: 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa 120 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë për të evakuuar të lënduarit dhe për të shuar flakët, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit kanë nisur.

Autoritetet zvicerane kanë bërë thirrje për respektimin e rreptë të standardeve të sigurisë në ambiente publike dhe kanë paralajmëruar kontrolle të shtuara, veçanërisht në zonat turistike gjatë sezonit të dimrit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.