Aktorja Jennifer Lawrence ka folur hapur për ndërhyrjet estetike dhe dëshirën e saj për t’u ndjerë tërheqëse edhe në rolin e nënës.
Sipas revistës The Cut, aktorja ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, ndërsa në të ardhmen nuk e përjashton mundësinë që t’i nënshtrohet edhe një lifting-u të fytyrës.
Ajo dha intervistën me rastin e lansimit të markës së saj për kujdesin e flokëve, “Mes”, e prezantuar më 27 tetor.
Jennifer Lawrence
Marka është dizajnuar nga vetë Lawrence dhe është zhvilluar nga kompania bioteknologjike ‘Arcaea’.
“Dua të jem një nënë seksi”, u shpreh aktorja për The Cut.
Ajo shpjegoi se dëshiron të duket si një grua që i ka të gjitha nën kontroll kur i dërgon fëmijët në çerdhe, edhe në ato mëngjese kur sapo është zgjuar.
Për ndërhyrjen në gjoks, Lawrence kishte folur edhe një vit më parë në një profil të publikuar nga The New Yorker, pas lindjes së fëmijës së saj të dytë.
Në atë kohë, ajo tregoi se pas lindjes së fëmijës së parë trupi i ishte kthyer kryesisht në gjendjen e mëparshme, teksa pas lindjes së dytë gjërat kishin qenë ndryshe.
Edhe atëherë, aktorja nuk e kishte përjashtuar mundësinë e një lifting-u të fytyrës në të ardhmen.
Jennifer është e martuar që nga viti 2019 me galeristin Cooke Maroney.
Çifti ka dy djem: Cy, katër vjeç, dhe djalin e tyre më të vogël, i cili ka lindur në vitin 2025. /Telegrafi/

