KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Liverpooli fiton përballjen dramatike ndaj Brentfordit

Liverpooli fiton përballjen dramatike ndaj Brentfordit

Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Brentfordit me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së shtatë të Ligës Premier, duke u ngjitur në pozitën e pestë në tabelë me 12 pikë.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja skuadrat, por Brentfordi ishte ai që kaloi në epërsi në minutën e 44-të. Keane Lewis-Potter realizoi me kokë pas një krosimi të Igor Thiagos, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin 1-0 për vendasit.

Pjesa e parë u karakterizua edhe nga një moment kontrovers. Në minutën e 41-të, gjyqtari John Brooks fillimisht akordoi penallti për Liverpoolin pas një ndërhyrjeje të Dango Ouattarës, por pas rishikimit të situatës përmes VAR-it, vendimi u anulua.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Brentfordi mbeti me një lojtar më pak, pasi Yegor Yarmolyuk u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën për vendasit.

Liverpooli e shfrytëzoi epërsinë numerike në pjesën e dytë dhe barazoi shifrat në minutën e 62-të. Florian Wirtz asistoi për Victor Munozin, i cili me një goditje të saktë nga distanca e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës për 1-1.

Përmbysja e të kuqve u kompletua në minutën e 70-të. Pas një krosimi në zonë, Bradley Barcola e uli topin me kokë, ndërsa Alexander Isak reagoi shpejt dhe e dërgoi në rrjetë për rezultatin 2-1.

Liverpooli pati mundësi ta thellonte epërsinë, por goditja e Barcolës në minutën e 79-të u ndal nga traversa. Brentfordi, ndërkohë, kërkoi penallti në minutën e 82-të pas një rrëzimi të Igor Thiagos në zonë, por gjyqtari lejoi vazhdimin e lojës.

Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 12 pikëve dhe ngjitet në vendin e pestë të tabelës së Ligës Premier./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.