KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Joan Laporta i del në mbrojtje presidentit të La Ligës pas sulmeve të Real Madridit

Joan Laporta i del në mbrojtje presidentit të La Ligës pas sulmeve të Real Madridit

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur mbështetjen e tij për homologun e tij në La Liga, Javier Tebas, pasi Real Madridi kërkoi dorëheqjen e këtij të fundit.

Tebas kishte krahasuar përpjekjet e vazhdueshme të Real Madridit për të diskredituar gjyqtarët e kampionatit dhe për të përfshirë Barcelonën në skandalin “Negreira” me strategjitë propagandistike të Gjermanisë naziste.

Laporta doli në mbrojtje të presidentit të La Ligës, duke theksuar se ai ka përvojën dhe gjykimin e duhur për t’u përballur me sulmet e Real Madridit ndaj institucioneve të futbollit spanjoll.

“Dua të them se sa me fat jemi që kemi Javier Tebasin në krye të La Ligës, pasi ai ka përvojën e nevojshme për t’u përballur me çështje të tilla. Ai ka gjithashtu gjykim të shëndoshë për t’u përballur me këto sulme që Real Madridi po i ndërmerr ndaj La Ligës”.

“Duket se ata duan të shkatërrojnë gjithçka. Duan të shkatërrojnë La Ligën dhe Komitetin Teknik të Gjyqtarëve. Nuk janë të kënaqur as me Federatën; nuk janë të kënaqur me asgjë”, deklaroi Laporta.

Ai shtoi se është pozitive që Tebas është i vetëdijshëm për këtë situatë dhe ka përvojën e nevojshme për t’u përballur me sulme të tilla.

“Është mirë që presidenti i La Ligës është i vetëdijshëm për këtë dhe se ka kaluar tashmë nëpër një mijë beteja”.

“Në këtë aspekt, ai ka përvojën për t’u përballur me këto sulme, të cilat nuk i shkojnë për shtat një klubi që është pjesë e La Ligës, pasi ky klub mban një qëndrim të vazhdueshëm sulmues ndaj gjithçkaje që bëhet”, përfundoi presidenti i Barcelonës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.