KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kaos në aeroportin e Moskës, qindra fluturime të vonuara ose të anuluara

Kaos në aeroportin e Moskës, qindra fluturime të vonuara ose të anuluara

Qindra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, ku të gjitha terminalet janë mbushur me pasagjerë pas vonesave dhe anulimeve të shumta të fluturimeve.

Situata në aeroport është përshkruar si kaotike, ndërsa udhëtarët po detyrohen të kalojnë orë të tëra në pritje, duke fjetur në dysheme, nëpër kafene dhe madje edhe në këndet e lojërave për fëmijë.

Për të pushuar, shumë prej tyre kanë improvizuar shtretër në dysheme ose po përpiqen të flenë në karrige, në mungesë të kushteve të përshtatshme.

Sipas raportimeve, pasagjerëve nuk po u ofrohen dhoma hoteli, duke ua vështirësuar edhe më shumë qëndrimin në aeroport.

Përveç kësaj, udhëtarët po përballen edhe me çmime të larta të ushqimeve. Një dyner, për shembull, kushton afro 12 dollarë.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë natës në Moskë janë vonuar ose anuluar rreth 400 fluturime, duke shkaktuar vështirësi për një numër të madh pasagjerësh. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.