Real Madridi po monitoron me interes Jacobo Afonson, mesfushorin 15-vjeçar të akademisë së Sporting Lisbonës, raporton ESPN.
Talenti i ri ka tërhequr vëmendjen e madrilenëve me forcën fizike dhe aftësinë për të depërtuar përpara me topin.
Afonso ka lindur në Salamanca të Spanjës, është rritur në Portugali dhe posedon shtetësi spanjolle e portugeze.
Ai përfaqëson grupmoshat e Spanjës dhe së fundmi është përfshirë në grumbullimet e kombëtares U-16.
Burimi: klankosova.tv ↗

