KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ademi i bën thirrje Jeton Shasivarit: Të hënën dua të takoj profesorin, jo ministrin

Ademi i bën thirrje Jeton Shasivarit: Të hënën dua të takoj profesorin, jo ministrin

Përfaqësuesi i studentëve, Mevlan Ademi, pret që në takimin e së hënës të përballet me profesorin Shasivari, e jo me ministrin, duke rikujtuar qëndrimet e tij të mëparshme në mbështetje të të drejtave gjuhësore të studentëve shqiptarë.

Ademi, gjatë intervistës në Alsat, theksoi se Shasivari, para se të merrte detyrën e ministrit, kishte deklaruar se studentëve shqiptarë po u mohohej një e drejtë kushtetuese. Nisur nga kjo, ai ngriti dilemë nëse kanë ndryshuar qëndrimet e ministrit apo dispozitat ligjore dhe kushtetuese që garantojnë barazinë gjuhësore në vend.

“Shpresoj ditën e hënë të mos e takoj ministrin Shasivari, por profesorin Shasivari, i cili para se të bëhej ministër mbante një qëndrim shumë korrekt ndaj studentëve me qëndrimet e tij, me ato që i thoshte. Ai vetë tha se z. Fillkov e ka pasur shansin që ai të arrij një barazi gjuhësore në RMV, duke u bazuar në Kushtetutë dhe ligj, ishte ai që e tha këtë. Ishte ai që tha se studentëve shqiptarë u mohohet e drejta kushtetuese. Sot a ndryshoi figura aty, apo ndryshoi ligji e kushtetuta”- deklaroi Ademi. /Alsat.mk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.