Antonio Raimondo po e kalon një formë të shkëlqyer me Frosinonen. Sulmuesi italian e realizoi një tregolësh ndaj Sassuolos, duke hyrë në një statistikë ku bëjnë pjesë edhe disa prej emrave më të njohur të futbollit evropian.
Sipas të dhënave të Opta-s, në sezonin 2026/27, në pesë ligat kryesore evropiane, Raimondo i ka regjistruar tri ndeshje me të paktën dy gola të shënuar.
Përpara tij renditet vetëm Raphinha i Barcelonës, me katër ndeshje të tilla, ndërsa Raimondo ndan kuotën prej tri ndeshjesh me yllin e katalunasve, Lamine Yamal.
Kjo statistikë e dëshmon formën e jashtëzakonshme të sulmuesit të Frosinones, i cili po bëhet një nga protagonistët e këtij fillimi të sezonit.
Raimondo kryeson gjithashtu renditjen e golashënuesve në Serie A me shtatë gola, një më shumë se Donyell Malen i Romës.
Paraqitja e tij ndaj Sassuolos e konfirmon momentin e shkëlqyer që po kalon italiani, i cili tashmë gjendet në të njëjtën kategori statistikore me yllin e Barcelonës, Yamal. /Zëri

