KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Carrick thotë se grindja me Lisandro Martinez ka “mbaruar” pas takimit sqarues

Carrick thotë se grindja me Lisandro Martinez ka “mbaruar” pas takimit sqarues

Michael Carrick thotë se Manchester United ka “lëvizur shumë shpejt” pas komentit publik të Lisandro Martinez për Jason Wilcox.

Mbrojtësi argjentinas do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Leeds United, pasi palët janë sqaruar pas akuzave të Lisandros pas humbjes nga Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve.

“Vërtet ka mbaruar. Kemi ecur përpara. Është një nga ato gjëra. Ai ka dalë dhe e ka pranuar situatën”, ka thënë fillimisht Carrick.

Ai e përshkroi takimin sqarues si “mjaft të thjeshtë”: “Ne të gjithë e kuptuam situatën dhe çfarë domethënie kishte ajo. Ai bëri deklaratën dhe pranoi se ishte një gabim nga ana e tij”.

Carrick konfirmoi se Martinez është “pjesë e skuadrës”, nuk e kritikoi pasionin e argjentinasit, por ai vuri një vijë.

“E kuptoj emocionin ndonjëherë, ne kërkojmë zjarr dhe lojtarët të interesohen, por ka një mënyrë për ta bërë këtë, e cila është pranuar”.

Ai gjithashtu kundërshtoi zërat për një ndarje të dhomave të zhveshjes: “Vetëm pse njerëzit flasin nga jashtë, kjo nuk do të thotë se është e vërteta. Skuadra sot në stërvitje ishte në një gjendje fantastike”.

I pyetur nëse Wilcox duhet të flasë më shumë, Carrick tha se nuk i takon atij ta thotë këtë. “Ne jemi një grup vërtet i lidhur ngushtë”, përfundoi trajneri i United. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.