KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Klevi Metajt i vendoset masa “arrest shtëpie”, i riu që u kthye në simbol të revoltës studentore

Klevi Metajt i vendoset masa “arrest shtëpie”, i riu që u kthye në simbol të revoltës studentore

Klevi Metaj, i riu që u kthye në një nga figurat simbol të protestës studentore në Shqipëri, pasi u përball me gjashtë efektivë policie, është lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Metaj vazhdon të qëndrojë në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, sipas deklaratës së nënës së tij, Brikena Metaj, transmeton lajmi.net.

Ajo ka rrëfyer vështirësitë për ta takuar të birin pas ngjarjes, duke treguar se fillimisht kjo ishte e vështirë për shkak të kushteve në të cilat ndodhej.

“Në fillim ishte e vështirë për ta takuar, sepse ai ishte në kushtet e arrestit. Ai është në spital, nuk është në gjendje të mirë”, ka deklaruar ajo.

Brikena Metaj e ka përshkruar të birin si një djalë të qetë, të drejtë dhe të sinqertë, duke theksuar se ai këmbëngul se nuk kishte bërë asgjë të gabuar.

“Klevi është një djalë i qetë dhe është i drejtë dhe shumë i sinqertë. Nëse ka një prej vetive të tij, është se është shumë i sinqertë. Ai thotë: ‘Unë isha në rrugën time’”, u shpreh nëna e tij.

Pamjet e përballjes së Metajt me gjashtë efektivët e policisë gjatë protestës bënë bujë dhe e kthyen të riun në një nga simbolet e revoltës studentore, në një kohë kur protestuesit po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.