KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Supremja e kthen në rigjykim kontestin mes Made Group, Arkos, Madekos dhe Ndërmarrjes Publike Banesore

Supremja e kthen në rigjykim kontestin mes Made Group, Arkos, Madekos dhe Ndërmarrjes Publike Banesore

Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim kontestin gjyqësor ndërmjet shoqërive tregtare Made Group Construction SH.P.K., Arkos SH.P.K. dhe Madekos SH.P.K., në njërën anë, dhe Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A. (NPB), në anën tjetër.

Në këtë çështje juridike është e përfshirë edhe Komuna e Prishtinës, në cilësinë e palës ndërhyrëse, ndërsa kontesti lidhet me përmbushjen e kontratës ose kompensimin e dëmit material, përfshirë dëmin e zakonshëm dhe fitimin e humbur, transmeton Zeri.info.

Sipas njoftimit të Gjykatës Supreme, kolegji i kësaj gjykate, në seancën e mbajtur më 13 tetor 2026, ka aprovuar si të bazuara revizionet e paraqitura nga palët dhe ka prishur aktgjykimet e Gjykatës Komerciale të Kosovës të shkallës së parë dhe të shkallës së dytë.

Bëhet fjalë për aktgjykimin e Dhomave të Shkallës së Dytë, të datës 5 qershor 2026, dhe atë të Dhomave të Shkallës së Parë, të datës 17 mars 2026.

Supremja ka vlerësuar se në vendimet e gjykatave më të ulëta janë evidentuar shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe zbatim i gabuar i së drejtës materiale, për çka gjendja faktike nuk është vërtetuar plotësisht dhe drejt.

Për këtë arsye, çështja është kthyer në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim.

Gjykata Supreme ka dhënë arsyet dhe udhëzimet për mënyrën se si duhet të veprojnë gjykatat e instancës më të ulët gjatë rigjykimit të këtij kontesti./Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.