KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti: Integrimi në SEPA do t’u kursejë mërgatës dhe bizneseve rreth 58 milionë euro në vit

Kurti: Integrimi në SEPA do t’u kursejë mërgatës dhe bizneseve rreth 58 milionë euro në vit

Pas votimit në lexim të dytë ndryshim/plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Terrorizmit ka reaguar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se miratimi i këtij ligji i mundëson Kosovës të plotësojë edhe kushtin e fundit për t’u integruar në sistemin evropian të pagesave SEPA.

Tutje Kurti ka shkruar se ky integrim mundëson transferta bankare të parave me kosto shumë më të ulët dhe do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve e mërgatës rreth 58 milionë euro në vit nga tarifat e reja.

“Dua të shpreh falenderimin tim për deputetët që dje votuan në lexim të dytë ndryshim/plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Terrorizmit. Miratimi i këtij ligji i mundëson Kosovës të plotësojë edhe kushtin e fundit për t’u integruar në sistemin evropian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area). Ky integrim mundëson transferta bankare të parave me kosto shumë më të ulët dhe do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve e mërgatës tonë rreth 58 milionë euro në vit nga tarifat e reja”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.