KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Haxhiu me delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutojnë për fuqizimin ekonomik të tyre

Haxhiu me delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutojnë për fuqizimin ekonomik të tyre

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në avancimin e politikave legjislative për fuqizimin ekonomik të grave.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës, me fokus në barazinë gjinore dhe krijimin e mundësive më të mira ekonomike për gratë.

“Forumit Ekonomik të Grave i urova dhjetëvjetorin e themelimit dhe shpreha gatishmërinë për bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët. Ekspertiza dhe përvoja e Forumit janë të mirëseardhura për Kuvendin, veçanërisht përmes trajnimeve për deputetët dhe kontributit në punën e komisioneve parlamentare”, shkroi kryeparlamentarja./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.