KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasada e Francës vlerëson udhëheqjen e RTK-së nga tri gra: Moment historik për mediat në Kosovë

Ambasada e Francës vlerëson udhëheqjen e RTK-së nga tri gra: Moment historik për mediat në Kosovë

Ambasada e Francës në Kosovë ka vlerësuar si moment të rëndësishëm për gratë në media faktin që tri gra mbajnë njëkohësisht pozitat më të larta drejtuese në Radio Televizionin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Ambasada ka përmendur Zana Spahiun, drejtoreshë të përgjithshme të RTK-së, Arta Avdiun, drejtoreshë të Televizionit të RTK-së dhe Aleksandra Jovanoviqin, drejtoreshë të RTK2, transmeton Zeri.info.

Sipas Ambasadës së Francës, kjo përbën një moment të rëndësishëm për përfaqësimin e grave në sektorin medial në Kosovë.

Ambasada u ka uruar suksese në ushtrimin e detyrave të tyre, duke theksuar rëndësinë e një transmetuesi publik profesional, të pavarur, pluralist dhe multietnik.

“Ju dëshirojmë shumë suksese në përgjegjësitë e reja dhe në përmbushjen e misionit në shërbim të një medie publike profesionale, të pavarur, pluraliste dhe multietnike”, thuhet në urimin e ambasadës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.