Një person është zhdukur në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rasti ka ndodhur më 11 tetor, në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit, personi mashkull është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Dyshohet se viktima ka probleme mendore, kurse rasti është duke u hetuar.
“Fushë-Kosovë, 11.10.2026 – NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Dyshohet se viktima ka probleme mendore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

