KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dhunoi bashkëjetuesen dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet 39-vjeçari

Dhunoi bashkëjetuesen dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka tentuar ta godasë me thikë në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Policisë, 39-vjeçari me inicialet A. D. u kap në momentin kur po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij. Gjatë ndërhyrjes, efektivët sekuestruan edhe thikën që dyshohet se u përdor në ngjarje.

Fatmirësisht, gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.