Është arrestuar një person në oborrin e QKUK-së, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestrohet 24.8 gramë substancë narkotik e llojit kokainë, 1.3 e llojit marihuanë dhe 1100 euro.
Sipas raportit të Policisë për 24 orë, rasti ka nodhur dje (e enjte) në orën 21:30.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Parkingu i QKUK-së 15.10.2026 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 24.8 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 1.3 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 1100€. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

