KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Parlamenti i Suedisë voton kundër emërimit të Magdalena Anderssonit si kryeministre

Parlamenti i Suedisë voton kundër emërimit të Magdalena Anderssonit si kryeministre

Parlamenti i Suedisë votoi sot kundër emërimit të lideres së Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, si kryeministre e vendit.

Votimi në parlament përfundoi me 99 vota pro dhe 248 kundër.

“Meqenëse më shumë se gjysma e deputetëve kanë votuar kundër, parlamenti e ka rrëzuar propozimin për emërimin e Magdalena Anderssonit nga Socialdemokratët si kryeministre”, tha kryetari i parlamentit, Andreas Norlen.

Ende nuk dihet se kujt do t’i besohet detyra për të shqyrtuar mundësinë e formimit të qeverisë së ardhshme.

Votimi u mbajt pasi Andersson deklaroi të martën se deri më tani nuk kishte arritur të formonte qeverinë pas zgjedhjeve të shtatorit, por se ishte e gatshme t’i nënshtrohej votimit parlamentar për kandidaturën e saj për kryeministre.

Blloku i saj i qendrës së majtë fitoi ngushtë zgjedhjet e shtatorit me 176 vende, kundrejt 173 vendeve të koalicionit të djathtë, por mbetet i përçarë lidhur me përbërjen e qeverisë së re. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.