Kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari në lidhje me planet e Qeverisë në fushën e arsimit për vitin e ri, informoi se janë rritur fondet për mbështetjen e projekteve shkencore dhe kërkimore.
“Unë vij nga arsimi, jam profesor universiteti dhe është logjike që arsimi të jetë një nga prioritetet kryesore. Vlerësoj që pa arsim cilësor dhe shkencë cilësore, nuk mund të rritemi as si komb dhe as si shtet. Dhe në emër të kësaj, po rrisim fondet për mbështetjen e projekteve shkencore dhe kërkimore. Nëse filluam me një buxhet prej 340 milionë denarësh në vitin 2023, në vitin 2024 dhe 2025 iu afruam pikës prej 680 milionë denarësh, kështu që tani për vitin e ardhshëm kemi mbi 770 milionë denarë pikërisht për këtë gjë.
A është e mjaftueshme? Nuk është. A na duhet më shumë? Na duhet. Por është shumë më tepër, do të thoja, sesa situata aktuale. Kështu që pres që në vitet që vijnë, dhe me ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë, në të cilin kolegët e mi që duan të ndërtojnë një karrierë akademike do të duhet të shkruajnë punime, punime shkencore dhe kërkimore pak më shumë punime që do të botohen në revista me faktor ndikimi dhe që do të jenë pjesë e bazës së të dhënave Thomson Reuters”, tha tha Kryeministri.
Nëse, si vend, thekson Mickoski, duam një universitet që do të jetë në mijëshen më të mirë sipas listës së Shangait, numri i punimeve shkencore në revista me faktor ndikimi duhet të rritet.
“Sepse kemi bërë një analizë që na çon në përfundimin se, nëse duam të kemi një universitet që do të jetë në mijëshen më të mirë sipas listës së Shangait, duhet të rrisim numrin e punimeve shkencore që, si vend, si universitete, duhet të publikojmë në revista shkencore me faktor ndikimi dhe që janë pjesë e bazës së të dhënave Thomson Reuters, e njohur si Web of Science, midis tetë dhe dhjetë herë”, shtoi ai./Telegrafi/