KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

51 policë të lënduar në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i viziton në spital

51 policë të lënduar në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i viziton në spital

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi punonjësit e policisë që pësuan lëndime gjatë tubimit të zhvilluar ditën e sotme.

Drejtori Hita u uroi punonjësve të lënduar shërim të shpejtë, i falënderoi për profesionalizmin, përgjegjësinë dhe përmbajtjen e treguar përballë sulmeve të pandërprera, si dhe i siguroi për mbështetjen e plotë të tij dhe të institucionit që drejton, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

Hita bisedoi edhe me stafin drejtues të spitalit dhe ekipin mjekësor, nga të cilët u informua se punonjësit e Policisë që kanë pësuar lëndime më të rënda dhe do të vijojnë të qëndrojnë në spital, po marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Sipas autoriteteve, gjatë tubimit u lënduan 51 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Shërbimet e Policisë, deri në këto momente, kanë shoqëruar për veprime të mëtejshme 65 shtetas pjesëmarrës në tubim, të dyshuar për sulme ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.