KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ekoregjioni pezullon mbledhjen e mbeturinave në katër komuna

Ekoregjioni pezullon mbledhjen e mbeturinave në katër komuna

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ekoregjioni”, Burim Shala, ka njoftuar se shërbimet e grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave do të pezullohen në komunat e Prizrenit, Suharekës, Malishevës dhe Rahovecit, deri në një njoftim tjetër.

Sipas njoftimit të kompanisë, vendimi vjen pasi deponia e KMDK-së në Landovicë nuk po lejon hyrjen e automjeteve të “Ekoregjionit”, për shkak të obligimeve financiare të papërmbushura.

Kompania ka bërë të ditur se kjo situatë lidhet me mosshlyerjen e obligimeve financiare të komunave përkatëse ndaj “Ekoregjionit”, gjë që ka ndikuar në pamundësinë e kompanisë për t’i përmbushur detyrimet e saj ndaj KMDK-së.

Përmes njoftimit, qytetarëve dhe bizneseve në këto katër komuna u është bërë thirrje që të mos i nxjerrin mbeturinat jashtë shtëpive, objekteve apo lokaleve të tyre deri në rifillimin e shërbimeve.

“Ekoregjioni” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke bërë të ditur se për çdo zhvillim të ri dhe për rifillimin e shërbimeve do të njoftojë përmes kanaleve zyrtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.