KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kompany kritikon lojtarët e Bayernit: Gabimi i Olises ishte budallallëk

Kompany kritikon lojtarët e Bayernit: Gabimi i Olises ishte budallallëk

Vincent Kompany nuk i ka kursyer kritikat ndaj lojtarëve të Bayern Munichut, duke përfshirë edhe Michael Olisen, pas gabimeve që po i kushtojnë skuadrës në ndeshjet e fundit.

“Është tërësisht faji ynë. Vazhdojmë të humbasim përqendrimin dhe të marrim vendime të gabuara”, deklaroi trajneri belg, duke theksuar se te skuadra e tij ekziston edhe një element i vetëbesimit të tepruar, transmeton Klankosova.tv

Kompany u ndal veçanërisht te kartoni i dytë i verdhë i Olises, duke e cilësuar atë si një gabim të pamenduar. “Kartoni i dytë i verdhë i Michael Olises ishte padyshim një gabim budallallëk. Këtë ia kemi bërë shumë të qartë”, u shpreh ai.

Megjithatë, trajneri i Bayernit nuk beson se skuadrës i mungon energjia apo angazhimi, pasi lojtarët po punojnë shumë. Problemi, sipas tij, qëndron te gabimet që nuk mund t'i lejojnë nëse duan të fitojnë ndeshjet.

“Është e vështirë të fitosh ndeshje kur bën gabime të tilla, edhe kur je qartësisht skuadra më e mirë në fushë”, përfundoi Kompany.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.