KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Katër fshatra në Prizren pa ujë deri më 16 tetor, defekti në gypin kryesor kërkon ndërhyrje të vështirë

Katër fshatra në Prizren pa ujë deri më 16 tetor, defekti në gypin kryesor kërkon ndërhyrje të vështirë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, Njësia Operative në Prizren, ka njoftuar se disa fshatra do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm nga 14 deri më 16 tetor 2026, për shkak të një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit.

Sipas njoftimit, defekti është në gypin me diametër 250 milimetra, në fshatin Krushë e Vogël, përgjatë magjistrales Prizren–Gjakovë.

Kompania ka bërë të ditur se ndërhyrja për sanimin e defektit është e vështirë teknikisht, pasi gypi ndodhet në një thellësi deri në tetë metra.

Pa furnizim me ujë do të mbesin fshatrat Krajk, Bregdrin, Zym dhe Shëngjergj, si dhe disa lagje të fshatit Krushë e Vogël.

Ekipet përgjegjëse do të angazhohen për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.

KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje konsumatorëve të prekur që të sigurojnë rezerva të mjaftueshme të ujit për nevojat e tyre gjatë periudhës së ndërprerjes, duke kërkuar mirëkuptim për situatën e krijuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.